Mbante thika, municion luftarak e shkop bejsbolli në banesë, vihet në pranga 30-vjeçari, Emirel Tusha nga Mati. Si rezultat i kontrollit në banesën e E.T. shërbimet e Policisë, gjetën të fshehura dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 11 thika të përmasave të ndryshme, municion luftarak dhe një shkop bejsbolli.