Sipas dosjes së SPAK, Ervin Mata i cili ka edhe lidhje krushqie me Erzen Breçanin, pasi motra e tij është martuar me djalin e Erzenit, i thotë se do t’i ofrojë 500 mijë euro për ta ndihmuar për ndërtimin e një HEC-i.
Nga përgjimet, Erzen Breçani zbulon se Ervin Mata i thotë se do t’ja dërgojë ‘nga llogaria e Elvanës (presupozohet këngëtarja Elvana Gjata) 500 mijë euro borxh, e maroj punët sa t’i kalosh kto halle’. Por, Erzeni i ka refuzuar. Në bisedë me Eralbi Breçanin i tregon për HEC-in dhe etapat e ndërtimit qe po zhvillohen aty.
Ai i kërkon të birit që mos të vazhdojë me aktivitetin e tij jashtë shtetit duke rrezikuar, ku dyshohet që i referohet aktivitetit të jashtëligjshëm me lëndët psikotrope që zhvillon Eralbi Breçani dhe për t’i vënë në dukje rrezikshmërinë i tregon edhe për rastin qe e ka përgjuar policia së bashku me Bujar Ajetin.