-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Grekja çon shqiptarin për të marrë borxhin, e tradhton në gjykatë

Kryesoret

Një shqiptar 36-vjeç është arrestuar në Selanikë këtë të martë pasi ka grabitur një sallon bukurie.

Në lidhje me ngjarjen është arrestuar fillimisht dhe drejtoresha e një shkolle.

Në fakt 36-vjeçari ka hyrë në ambjentet e biznesit me një faturë në dorë, ku ka kërkuar nga punonjësja t’i japë 600 euro rimbursim. Kjo pasi klientia që kishte kryer pagesën kishte anuluar porosinë e saj.

Sipas informacioneve të protothema.gr në një momente shqiptari ka hapur kasën në tentativë për të marrë paratë.

“Më jep 600 euro ose do t’i marr të gjitha”- është dëgjuar të thojë autori.

Pas hetimeve, policia ka arrestuar mesditën e së martës një 56-vjeçare si autore morale të grabitjes dhe në mbrëmje ka vënë në pranga edhe 36-vjeçarin.

Gruaja që u arrestua dhe dyshohet se dërgoi 36-vjeçarin për të marrë paratë nga qendra e bukurisë, është drejtoreshë e një prej shkollave private më historike në Selanik dhe kishte dhënë paradhënie për të bërë liposuksion.

Me marrëveshjen e prokurorit dhe hetuesit, 36-vjeçarit me origjinë shqiptare i është vendosur kushti shtrëngues i paraqitjes në komisariat, ndërsa 56-vjeçarja është lënë e lirë pa kushte.

56-vjeçarja ka mohuar çdo lidhje me ngjarjen, duke pohuar se 36-vjeçari ka vepruar në mënyrë të vullnetshme. Por shqiptari e ka mohuar një gjë të tillë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit