Albert dhe Edmond Nela janë dy vëllezërit që kërkoheshin të vriteshin nga Bujar Gërmizi dhe personat e tjerë. Ismail Zeneli dyshohet se porositi vrasjen e dy vëllezërve Albert e Edmond Nela, të cilët jetojmë në Britaninë e Madhe. Dy vëllezër Nela dyshohen se në vitin 2013 ne Britaninë e Madhe kishin vrarë Xhem Krasniqin 31-vjeç.
“Xhem Krasniqi 31 vjeç, nga Shqipëria është qëlluar me plumb në bark në rrugën e Kishës. Vëllai dhe nipi i tij gjithashtu u qëlluan, por nuk u kapën nga plumbat. Policia tha se të shtënat mund të kenë qenë pjesë e një mosmarrëveshjeje mes dy familjeve.
Oficerët besojnë se personi i armatosur ishte Edmond Nela 30 vjeç, i cili ka dy shtetësi britanike dhe shqiptare. Në kërkim është edhe vëllai i tij Alberti 34 vjeç” shkruan BBC në vitin 2013.
Sipas dosjes hetimore, shefi i krimeve në Tiranë Dedan Gjoni kryen veprime aktive duke ndjekur motrën dhe nënën e dy vëllezërve, tenton t’ju vërë GPS në makinë, ndërsa nxjerr nga sistemi TIMS të dhënat për Albert dhe Edmond Nelën.
Vrasja nuk realizohet, pasi nuk arrijnë t’i gjejnë vendndodhjen e dy vëllezërve. Ndërkohë, Ismail Zeneli rezulton person kyç në trafikun e drogës nga Brazili dhe Ekuadori në drejtim të vendeve të BE-së.
FOTO+EMRAT/ Plani ishte gati, kush janë dy vëllezërit që do të vriteshin?