Një kamion ka rënë nga ura mëngjesin e sotëm në Selanik ku për pasojë ka mbetur i plagosur lehtë drejtuesi i mjetit. Në vendngjarje ka shkuar edhe zjarrfikësja, por nuk është dashur të ndërhyjë, pasi drejtuesi i mjetit ka dalë vetë nga automjeti.
Automjeti i rëndë në rrethana ende të paqarta ka përplasur hekurat metalike dhe ka rënë nga ura. Sipas informacioneve drejtuesi i kamionit është një turk 55 vjeç. Pas aksidentit ai ka dalë vetë nga mjeti i rëndë dhe sapo ka mbërritur ambulanca ka qenë në vetëdije.