Zbardhen detaje të reja nga dosja e ish-zv drejtorit të policisë Erzen Brecani, ku akuza ndaj tij është pastrimi i parave dhe përkrahje të autorit.
Sipas SPAK-ut, Erzen Breçani, në dijeni të plotë të aktivitetit të jashtëligishëm që ushtron djali i tij Eralbi Breçani, ka kërkuar shuma parash, burimi i së cilave ka qënë trafikimi dhe shitja e lëndeve narkotike, duke i investuar në aktivitetin tregtar “HEC DRITA ENERGY”, me administrator Eralbi Breçanin.
Gazetari Edison Vatnikaj thotë se këto perfitime të paligjshme janë investuar në HEC nën mbulimin që janë financime nga kredia, duke bërë të mundur shmangien nga raportimi në institucionet përkatëse.
Gjithashtu, dyshohet se ai ka konsumuar veprën penale të parashikuar nga neni 302 i Kodit Penal, duke i dhënë informacione shtetasve Bujar Ajeti, si dhe Nuredin Dumani në mënyrë që këta shtetas t’i shmangen arrestimit nga policia gjyqësore.