Kanë dalë në skenë detaje të reja nga arrestimi i drejtorit të IKMT-së në Sarandë Nasim Hoxha.
Sipas asaj që njofton policia, 57-vjeçari akuzohet se ka shpërdoruar detyrën duke favorizuar dhe lejuar qytetarë të ndryshëm, për të kryer ndërtime pa leje në Sarandë.
Njoftimi i policisë:
Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për kryeinspektorin e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, bashkia Sarandë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të operacionit policor të koduar “Mjegulla”, në kuadër të procedimit penal të regjistruar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kanë ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, të caktuar nga Gjykata e Sarandës për shtetasin:
N. H., 57 vjeç, banues në Sarandë, me detyrë kryeinspektor i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, bashkia Sarandë.
Ky shtetas akuzohet se ka shpërdoruar detyrën duke favorizuar dhe lejuar shtetas të ndryshëm, për të kryer ndërtime pa leje, në territorin e bashkisë Sarandë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.