Foto ilustruese
Vrasja e dy vëllezërve Edmond dhe Albert Nela, ishte planifikuar të kryhej në Kosovë ose në Shqipëri, pikërisht nga Nuredin Dumani dhe grupi i tij i sulmit Gazetari Elton Qyno thotë se Bujar Gërmizi, oficeri i policisë Dedan Gjoni, Ismail Zeneli, Artan Sulejmani dhe persona të tjerë, impenjohen për gjetjen e vendodhjes së njerëzve të afërm të dy vëllezërve Nela.
Pjesë e grupit për të kërkuar vendodhjen e vëllezërve Nela, bëhet edhe gruaja e Bujar Gërmizit i cili teksa flet me Ismail Zenelin i thotë se“…fle o mik, se marr nusen e do t’mi gjejë adresat…se asaj i vjen noresh për këto adresat. E mar me makinë të vet dhe iki….”
Ndjekja dhe survejimi i bëhet motrës së tyre Silvi Nela, edhe kur ajo del me makinë dhe e mbuluar me shami në kokë, nga pika kufitare e Morinës në Kukës.
Për çdo gjë informohet Bujar Gërmizi në Kukës, i cili jep dhe udhëzimet se si duhet të veprohet. Ndërsa Bujar Gërmizi, ka udhëtuar në Kosovë, duke ja kaluar fotot e dy vëllezërve Nuredin Dumanit.Kalimi i fotove kryhej përmes “Sky” në kodin “Alkatraz“ të përdorur nga Dumani. Bëhet fjalë për kodin “XNLTTP” që Dumani ka folur për vrasje me Bujar Gërmizin dhe Bardhyl Mavraj alias Bajri, me qëllim vrasjen e Dorian Dulit.