Ditën e djeshme është arrestuar nga Garda Kombëtare Meksikane Nestor Isidro Perez Salas, ose i njohur ndryshe si “El Nini” i akuzuar si një bashkëpunëto i “El Chapo”.
Perez Salas u arrestua në Culiacan dhe u dërgua në qytetin e Meksikos.
Nga agjentët amerikanë kundër narkotikes ai njihet si një nga figurat më të pamëshirshme meksikane të drogës.
Perez akuzohet nga Departamenti Amerikan i Shtetit se ka punuar për Ivan Archivaldo Guzman për të udhëhequr “Ninit”, një grup i dhunshëm i personelit të sigurisë për vëllezërit Guzman, i njohur gjithashtu si “Los Chapitos”.
Departamenti i Shtetit Amerikan kishte ofruar deri në 3 milionë dollarë për informacion që të çonte në arrestimin e tij.
Kapja e Ninit vjen më pak se një javë pasi presidenti amerikan Joe Biden u takua me homologun e tij meksikan Andres Manuel Lopez Obrador, raporton Reuters.
“Ne po punojmë krah për krah për të luftuar trafikun e armëve, për të trajtuar krimin e organizuar dhe për të trajtuar epideminë e opioideve, përfshirë fentanilin”, tha Biden.
Në janar, autoritetet meksikane kapën Ovidio Guzman në Sinaloa dhe e ekstraduan atë në Shtetet e Bashkuara në shtator. Tre vëllezërit e tjerë Guzman, të cilët dyshoheshin se ishin udhëheqës të Los Chapitos.