Eksperti i njohur i kriminalistikës, Ervin Karamuço ditën e some, në Top Channel paralajmëroi se një politikan mjaft i njohur do të arrestohet ditët në vijim.
“Në radhë është një politikan i lartë që pritet, ka ditë që pritet dhe zien e gjithë media e shoqëria civile.
Pritej të premten se të premten ndodhin gjithmonë, e nuk u bë.
Është kthyer dhe në një lloj konotacioni si humor tani. Ka të dhëna serioze që mund të ketë arrestime të politikanëve shumë të lartë”, tha eksperti në Top Channel.