Këshilli i Evropës publikoi ditën e sotme një raport për sa përket krimeve të kryera nga lufta në Jugosllavi.
Raporti thekson se kur kanë kaluar thuajse tri dekada nga përfundimi i luftërave që copëtuan rajonin e ish-Jugosllavisë, pajtimi mbetet i paarritshëm.
Ndonëse në rajon ka pasur përpjekje të shumëfishta për të siguruar llogaridhënien penale, prapë jemi larg saj thuhet në raport.
Në raport thuhet se duke parë kontekstin e paqëndrueshëm në rajon, është i nevojshëm kriminalizimi i mohimit të gjenocidit dhe krimeve të luftës, si një formë e rëndë e gjuhës së urrejtjes.