-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Koreja e veriut çon ushtrinë në kufi, prish marrëveshjen me Korenë e Jugut

Kryesoret

Koreja e Veriut ka deklaruar se do të shtojë forcat ushtarake në kufirin e sajë me Korenë e Jugut, kjo vetëm një ditë pasi Seuli pezulloj një pjesë të marrëveshjes ushtarake midis dy vendeve.

Një shenjë proteste ndaj nisjes së një sateliti spiun nga Pheniani.

Mediat e huaja raportojnë lajmi është bërë i ditur nga ministria e Mbrojtjes së Koresë së Veriut.

“Tani e tutje, ushtria jonë nuk do të jetë kurrë e lidhur me Marrëveshjen Ushtarake Veri-Jug të 19 shtatorit. Ne do të tërheqim hapat ushtarakë, të ndërmarrë për të parandaluar tensionet dhe konfliktet ushtarake në të gjitha sferat, përfshirë tokën, detin dhe ajrin, dhe do të vendosim forca të armatosura më të fuqishme dhe pajisje ushtarake të tipit të ri në rajon përgjatë vijës së demarkacionit ushtarak”, thuhet në deklaratë.

 Lëshimi i satelitit të martën ishte përpjekja e tretë e Koresë së Veriut këtë vit pas dy dështimeve dhe pasoi një udhëtim të rrallë të udhëheqësit Kim Jong Un në Rusi, gjatë të cilit presidenti Vladimir Putin u zotua të ndihmojë në ndërtimin e satelitëve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit