Partizani kërkon të fusë një tjetër risi në vendin tonë dhe ditën e djeshme e ka testuar për herë të parë.
Tre lojtarë të të kuqve gjatë stërvitjes kanë pasur të instaluar në trup një kamera, e cila filmon dhe regjistron gjithë lëvizjet e lojtarit në fushë dhe komunikimet e tij.
Këto kamera kanë qëllim mediatik dhe komercial dhe mund të quhen një risi në vendin tonë, që i shërben televizionit të klubit dhe rrjeteve sociale.
Një risi e cila së fundmi po praktikohet dhe në vende si Spanja apo Anglia.