Në dosjen e shumëpërfolur të SPAK-ut për grupin e kokainës jepen disa të dhëna të reja për mënyrën sesi transportoheshin telefonat e posaçëm. Këta telefona të koduar përdoreshin për biseda sekrete mes anëtarëve të grupit.
Në këtë përgjim të zbardhur nga Sky Ecc, jepen bisedat mes Ismail Zenelit dhe Bashkim Sadrisë, ku Zeneli i shpreh shqetësimet për bllokimin e tyre në doganë. Në të njëjtat biseda, tregohet edhe mënyra se si i Bujar Gërmizi (Ajeti) nga Kukësi ndaj të cilit janë ngritur disa akuza, kërcënon një punonjës të Shërbimit Informativ.
Ai në mesazhe shkruan: “…Erdh ai Luani po pra, për kry të fëmijëve i thash ti qi fmi e ça ke do ta thej kapak e kreve i thash, robqir, e ke bo i dom i thash e di mirë ku e ke bo i thash po mos kujto se, jo unë kam letra për Amerikë tha, mi gëzosh ato letra thash deri atëherë ku i dihet thash……. .qe kon ai Luan E. i Shikut me to, atëherë gjasme kishte hap kofanon
sikur po ishte tu i shit makinën me i hotel ai Luani mtrrtrr, me të i thash hë më ça bone u lodhe a mirë, aaa ça je tu bo i tash, hiç vlla ja kena kohë, po ti prej ka je më i them ktyne,”