-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shqiptarja humbi jetën në punë, nën hetim drejtori i kompanisë

Kryesoret

Mes të dyshuarve në lidhje me vdekjen e Anila Grishaj, 26-vkeçarja shqiptare e cila humbi jetën pasditen e 25 nëntorit, është dhe shefi ekzekutiv i kompanisë Bocon.

Në fakt do të bëhet një vlerësim nga ana e drejtësisë në lidhje me makineritë e përdorura nga kompania, nëse ka shkelje të normave apo të sigurisë në vendin e punës, të cilat janë përgjegjësi pikërisht të drejtorit të kompanisë.

Në hetim për veprën e vrasjes nga pakujdesia do të ishte edhe kolegu që aktivizoi makinerinë në të cilin operonte Anila dhe i shkaktoj vdekjen fatalle 26-vjeçares.

Megjithatë, dinamika e vdekjes së Anilës u kap nga kamerat video të vëzhgimit brenda kompanisë dhe të cilat mund të tregonin më shumë për llojin e ndërhyrjes që po kryente punëtori i ri dhe për rrjedhojë respektimin e procedurave të diktuara nga protokollet e sigurisë.

Ndërkohë sipas asaj që raportojnë mediat italiane, sot pritet që në këtë kompani të shkojë një delegacion i Senatit në Itali që ka nisur një komision hetimor për shfrytëzimin dhe sigurinë në vendin e punës.

26-vjeçarja Anila Grishaj humbi jetën pasditen e 15 Nëntorit teksa punonte në kompaninë për produkte të ngrira ku së fundmi ishte bërë nëndrejtoreshë.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit