-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Aleatët propozojnë formulën e bashkimit: Berisha e Basha t’i thërrasin mendjes!

Kryesoret

Partitë e vogla opozitare paraditen e sotme dolën me një draft me qëllim bashkimin e opozitës përballë qeverisë.

Thelbi i propozimit që u prezantua nga kreu i PR-së, Fatmir Mediu ishte fakti që të gjithë duhet të lëshojnë nga pak për t’i hapur rrugën bashkimit.

Nuk duhet të bashkohemi rreth idesë se kush është lideri” tha Mediu, duke kërkuar një konfederatë të djathtë.

Aleatët e PD-së propozuan institucionalizimin e federatës së opozitës nën moton “Edhe pse të ndryshëm, kemi një qëllim të përbashkët, një Shqipëri europiane.”

Një nga pikat e debatushme është reforma zgjedhore dhe bashkë-kryetari që e pretendon grupi i Lulzim Bashës por edhe Sali Berishës.

Por si zgjidhet ngërçi? Mediu propozoi që të gjithë deputetët e opozitës ta zgjedhin me shumicë 2/3 me vota bashkë-kryetarin. Për mediat foli edhe Agron Duka.

Secili duhet të lëshojë pak për t’i shërbyer të mirës së përgjithshme për të mundur këtë mega-mazhorancë” tha ai. “Kemi shpresë se do t’i thërrasin arsyes” Agron Duka.

Pikat e planit të draftit të propozuara nga aleatët e PD-së;

  1. Institucionalizimi i federatës së opozitës
  2. Koordinohet nga një grup deputetësh opozitar
  3. Transformimi i federatës në një koalicion opozitar
  4. Strategjia elektorale
  5. Përcaktimi i rregullave dhe funksionimi
  6. Vendimmarrja konsensuale ose vota me 2/3
  7. Mbledhjet do të konsiderohen te detyrueshme me kërkesën cdo kryetari te partive
  8. Do ketë një grup deputetesh për diskutimin me partnerët
  9. Federata do të shtrihet në nivel lokal
  10. Takim parlamentar me përfshirjen e të gjithë deputetëve që dolën nga 2021
  11. Reforma zgjedhore, cdo grup duhet të jetë i përfaqësuar, deputetet zgjidhen me 2/3
  12. Bashkëkryetari të zgjidhet me 2/3 ose pas dy raundesh me shumicë të thjeshtë
  13. Komisionet hetimore duhet të ngrihen patjetër
  14. Deputetët mblidhen të paktën njëherë në javë
  15. Kërkojmë sistem proporcional kombëtar me lista të hapura
  16. Reforma administrative është e domosdoshme

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit