Një ndër komedianët më të mirë të Shqipërisë, Zef Deda është nga jeta. Artisti është shuar në moshën 73-vjeçare nga një sëmundje e rëndë, por buzëqeshja e tij do të mbetet e paharruar.
Miqtë e kujtojnë me lot dhe dhimbje. Sejfulla Myftari rrëfen bisedën e fundit. “Nga biseda e fundit kujtuam ato që kemi luajtur. Kemi pasur hyrje dalje. Ishte një njeri i mrekullueshëm” tha ai.
“Charlie Chaplini shqiptar u shua”, Jul Deda merr ngushëllime nga kolegët
“Nuk kam fjalë. Është një humbje shumë e madhe. Më vjen shumë keq. Nuk mundem të flas më. Më vjen shumë keq. Kam punuar që nga viti ’77 në estradën e ushtarit. Nuk vjen më Zef Deda është i pazëvendësueshëm” tha ai.