-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjermania kthen 24 tonë kastraveca me pesticide nga Lushnja, AKU: do t’i asgjesojmë

Kryesoret

Ditën e djeshme Gjermania ka kthyer 24 tonë kastraveca, të prodhuar në Lushnje për arsye se kanë rezultuar me pesticide. Sipas analizës të bërë nga shteti gjerman është gjendur “preparati “oksamil”.

AKU-ja u paraqit pranë pikes së grumbullimit dhe kërkoi asgjesimin e kësaj sasie. Mirëpo gjatë këtij aksioni, fermerë nga Lushnja Fieri dhe Berati protestuan para pikës së grumbullimit ku prej vitesh dorëzojnë perimet për eksport.

Sipas fermerëve preparation “oksamil” ka vite që përdoret dhe shitet në çdo faramci bujqësre. Asnjë nga institucionet në vend nuk I ka njoftuar se “oksamil” është I ndaluar të përdoret gjatë rritjes së kastravecave në sera.

Grumbulluesi, Lulzim Sari ka deklaruar se ky preparat ashtu si dhe 26 preparate të tjera prej tre vitesh nuk lejohet të përdoren në vendet e BE-së. Ai u shpreh se në këto kushte do t’i shlyejë detyrimet ndaj fermerëve për këto 24 tonë trangull, por nuk do të mund të vazhdojë grumbullimin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit