-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjykata e do në burg, Ilir Beqaj futet në SPAK

Kryesoret

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është paraqitur në SPAK në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” për  koncesionin e Sterilizimit i akuzuar për shpërdorim detyre. Sipas vendimit të GJKKO, ish- ministri Beqaj duhet të paraqitet në SPAK çdo të të premte në orën 15:30.

Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në vendimin e zbardhur nuk ishte dakord me prokurorin e SPAK-ut, Edvin Kondili që kërkoi dy masa të lehta sigurie, detyrim paraqitje dhe ndalim të daljes jashtë vendit për ish-ministrin Ilir Beqja. Gjyqtari Erjon Bani thotë se masa më e përshtatshme që arrin të sigurojë nevojat e procedimit penal të nisur është ajo e “arrestit në burg”.

Ndodhur në këto kushte, Gjykata vlerëson se për personin nën I.B. (Ilir Beqja) masa më e përshtatshme që arrin të sigurojë nevojat e procedimit penal të nisur, për të garantuar mospërsëritjen e së njëjtës vepër penale, largimin e tij, marrjen dhe vërtetësinë e provave si dhe për të garantuar ekzekutimin e dënimit me burgim që mund të caktojë gjykata e themelit në rastin konkret, për shkak të rrezikshmërisë së veçantë të veprave dhe autorit në rastin konkret, është ajo e “Arrestit në burg” thuhet në dosje.

Gjykata e Posaçme kundër SPAK-ut: Ilir Beqja duhet arrestuar!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit