Gjykata e Posaçme nuk kërkon vetëm futjen në burg të Ilir Beqjat por edhe hetimin e ish-ministrit të Financave, Shkëlqim Cani në lidhje me dosjen e koncesionit të Sterilizimit. Sipas gjyqtarit, Erjon Bani, Cani ka ndihmuar në skemën që Beqja të realizonte qëllimin kriminal. Po si ka ndihmuar? Gjyqtari thotë se Cani si ministër i Financave nuk duhet të kishte miratuar studimin e fizibilitetit.
Gjykata e Posaçme kundër SPAK-ut: Ilir Beqja duhet arrestuar!
“Ish Ministri i Financave z. Sh. C. (Shkëlqim Cani) ka ndihmuar në realizimin e qëllimit kriminal të personit nën hetim I.B. (Ilir Beqja) dhe vartësve të tij (personat nën hetim në të njëjtin procedim) për vijim e dhënies së konçesionit të sterilizimit në kundërshtim me ligjin fituesve të paracaktuar. Në rastin konkret personi nën hetim I.B. ka shërbyer si shtytës ndërsa z.Sh. C. (Shkëlqim Cani) në rolin e ndihmësit.
Skandali/ Gjykata: Prokurori i SPAK-ut shpëtoi Ilir Beqajn nga burgu
Gjykata çmon se ish Ministri i Shëndetësisë z. I. B. (Ilir Beqja) në bashkëpunim me personin nën hetim K.R. (Klodian Rrjepaj) e kishin marrë vendimin për dhënin e shërbimit të sterilizimin me koncesion si dhe kishin përzgjedhur paraprakisht se kush do të fitonte këtë koncesion që ishte personi nën hetim Ilir Rrapaj dhe shtetasi italian U.S. (Umberto Staccini) duke filluar përgatitjet për këtë qëllim që në vitin 2013 dhe finalizuar në muajin Dhjetor 2015 me nënshkrimin e Kontratës së Koncesionit” thotë gjyqtari Cani.
Sterilizimi/ Gjykata: Fryu kostot 56%, dëmet që i shkaktoi Beqaj buxhetit