Në Krujë do të hapet një muze kushtuar arbëreshëve të Italisë të cilët ndër shekuj ruajtën gjuhën dhe traditat arbërore.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga muzeu që do quhet “Shtëpia e Arbëreshëve”, ku do të paraqiten simbolet e ruajtura nga ata që prej shekujsh më parë kur u larguan nga Shqipëria, Arbëria e asaj kohe.
“Mirëmëngjes, dhe me imazhet e Shtëpisë së Arbëreshëve, që do të hapë dyert në kryeqendrën arbërore të Krujës, ju uroj një ditë të mbarë,” shkruan Rama në facebook.