Janë zbuluar detaje të reja nga ngjarja që ndodhi në mesditë në qytetin e Peqinit.
Burimet bëjnë me dije se ngjarja nuk ka qenë thjeshtë kalimtare dhe kanë theksuar se Leonardo Elezi dhe Adriatik Ceka të dy të shpallur në kërkim, kanë pasur shkëmbim zjarri mes tyre.
Janë përdorur dy lloje armësh, një automatik model 56 dhe një pistoletë, shkëmbimi i zjarrit ka zgjatur për rreth 5 minuta.
Ndërkohë burime thanë se Leonard Elezit i ka dalë ne mbrojtje kunati i tij kryebashkiaku i Peqinit, i cili ishte duke u konfliktuar me shtetasin Adriatik Ceka.
Grushte dhe plumba, kryetari futet në mes! Si ndodhi konflikti në Peqin?