Lirohet nga burgu Jeton Lami.
Ai kreu dënimin me 2 vite e 10 muaj burg për shpërdorim detyre pasi si agjent i policisë nuk bëri detyrën për ta arrestuar Ervis Martinajn, por e arratisi me makinë.
Aktualisht ish-oficeri i skuadrës operacionale “FAST” në policinë e shtetit është i lirë.
Jeton Lami ishte personi i fundit që natën e zhdukjes së 6 Gushtit, transportoi me një “Audi” Ervis Martinaj nga Tiranë në Durrës.
Lëvizjet e fundit të Martinajt nën shoqërinë e Jeton Lamit janë identifikuar në ambientet e hotelit me një vajzë, miss Shqipëria.
Jeton Lami nuk ka pranuar që të flasë për momentin e fundit të Ervis Martinajt se ku e dërgoi.