-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Real Madrid i rikthehet merkatos, në janar kërkohet Icardi

Kryesoret

Prej vitesh Real Madrid nuk kryen më transferime “rekord” në dritaret e merkatos, një strategji e klubit spanjoll për të mos krijuar bilance negative ekonomike, sidomos në një periudhë ku shumë klube po përballen me vështirësinë e borxheve.

Siç raportojnë mediat spanjolle, Florentino Pere ka ndërmend të bëjë investime të rëndësishme në muajt e ardhshëm, kryesisht në repartin e sulmit ku dhe po kalohet një situatë e keqe me dëmtimet.

Klubi ka të ardhura të mjaftueshme për të afruar një lojtar si Haland duke i paguar klauzolën në verë.

Siç bën me dije dhe e përditshmja spanjolle “AS”, Mbappe vazhdon të jetë një objektiv i Perez për merkaton e verës.

Ndërkohë vëmendja e madrilenëve ka kaluar për një sulmues i cili mund të afrohet që në janar, bëhet fjalë për Mauro Icardin.

Argjentinasi ka rigjetur një formë të mirë në Turqi dhe shihet perfekt nga spanjollët për të kaluar këtë moment “krize” për sulmues.

Vlera e kartonit të tij shkon deri në 15 milion euro.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit