Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka depozituar një tjetër kërkesë në gjykatë duke kërkuar përjashtimin e gjyqtares Iliriana Olldashi nga procesi kundër Jamarbër Malltezit dhe Sali Berishës.
Mëngjesin e sotëm gjyqtarja Miliana Muça e rrëzoi kërkesën e parë të SPAK-ut. Por prokuroria, pak orë përpara se Olldashi të shprehet për Berishën dhe pasuritë e Malltezit ka bërë kërkesën e dytë për ta larguar nga procesi. SPAK pretendon se gjyqtarja ka konflikt interesi për shkak se ka blerë një apartament në kompleksin “Partizani”.
Bie konflikti i interesit, gjykata rrëzon SPAK-un: Malltezi në dorë të Olldashit