-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sterilizimi/ Gjykata: Fryu kostot 56%, dëmet që i shkaktoi Beqaj buxhetit

Kryesoret

Gjyqtari Erion Bani kërkoi nga SPAK-u që Ilir Beqaj të arrestohet për koncesionin e sterilizimit për shkak të shkeljeve që ka kryer, që sipas tij më të rënda se ato që kanë bërë Ilir Rrapaj dhe Klodian Rrjepaj që janë në qeli. Konkretisht, gjykata liston shkeljet që ka bërë Ilir Beqja, që sot është në mast detyrim paraqitje dhe ndalim të daljes jashtë vendit. Sipas gjykatës duke qenë se pajisjet ishin gati, nëse këtë shërbim do ta kryente shteti kostot do të ishin shumë të pakta për buxhetin dhe jo kaq të fryra që ka firmosur Beqaj për koncesionarin.

Gjykata: Beqaj duhet burgosur, ka bërë më shumë shkelje se ata dy që janë në qeli

Eshtë fryrë në mënyrë fiktive kostoja e sterilizimit në masën 56.4%. Në pasqyrat financiare nuk ka një analizë të hollësishme të elementëve të kostos për secilin shërbim përbërës të këtij projekti. Nuk është bërë inventarizimi dhe vlerësimi i instrumenteve kirurgjikale dhe pajisjeve të sterilizimit, për të nxjerrë më pas nevojat reale për plotësimin e nevojave ose zëvendësimin total të tyre. Nuk është bërë analizimi teknik dhe financiar për vendosjen në punë të Repartit Qendror të Sterilizimit në QSUT, që ishte i ndërtuar dhe totalisht i investuar me pajisje të reja.

Ekziston dyshimi i arsyeshëm se me dashje Ilir Beqaj i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm në vlerën 8 697 000 000 Lekë (9 657 000 000 – 960 000 000). Kjo është pasoja duke prezumuar që vlera e kontratës do të ishte aq sa është njoftuar fillimisht në fillim të procedurës, pasi gjatë zhvillimit të procedurës vlera e kontratës ndryshoj nga vlera totale në shumën 9, 657, 000, 000 (pa TVSH) në një vlerë indikative, ku nuk dihet se sa do të jetë konsto e konҫesionit në përfundim të afatit 10 vjeçar.

Skandali/ Gjykata: Prokurori i SPAK-ut shpëtoi Ilir Beqajn nga burgu

Në rastin konkret konҫesioni i është dhënë shoqërive konҫesionare, të cilat pranojnë vetë se nuk kanë kapacitete njerëzore dhe profesionale për të përmbushur Kontratën Konҫesionare. Kjo shton rrezikshmërinë e faktit dhe të autorit në rastin konkret. Në rastin konkret, Gjykata mban parasysh faktin se personi nën hetim I.B. vijon që të ushtrojnë funksione publike dhe ekziston rreziku ai të abuzoj me detyrën sikurse në mënyrë të “hapur dhe flagrante”  në kundërshtim me aktet ligjore dhe nënligjore ka vepruar në procedurën e konҫesionit. Kjo shton rrezikun e përsëritjes të të njëjtës vepër penale” thuhet në dosje.

Gjykata e Posaçme kundër SPAK-ut: Ilir Beqja duhet arrestuar!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit