Dy shqiptarë janë vendosur në pranga në Belgjikë të cilët prej pak kohësh ishin shpallur në kërkim pasi ishin përplasur me një makinë policie.
Operacioni i policisë Belge ka pasur si objektiv kapjen e 3 personave, njëri prej tyre ka mundur të arratiset, ndërkohë dy të tjerët janë kapur në Tervuren.
Bëhet fjalë për dy shqiptarë të moshave 50 dhe 28 vjeç, gjatë aksionet është qëlluar dy herë me armë nga policia.
Dy të dyshuarit janë dënuar dhe më parë, mbi ta bie akuza për vrasje e mbetur në tentativë.