Një kantier ndërtimi në Reading të Britanisë së Madhe “u pushtua” nga flakët dhe pamjet e publikuara në rrjetet sociale, por edhe nga mediat e huaja tregojnë momentin kur një punëtor u shpëtua nga çatia e një ndërtese të përfshirë nga flakët.
Videoja është kapur nga një kalimtar i rastësishëm, i cili tregoi se një turmë njerëzish ishin mbledhur për të parë momentin dramatik të shpëtimit të punëtorit me një vinç,
Shërbimi i Zjarrfikësve dhe Shpëtimit Royal Berkshire tha se më shumë se 50 zjarrfikës ishin vendosur në vendngjarje ndërsa po luftonin për të vënë zjarrin nën kontroll.
Po ashtu mësohet se dy persona u dërguan në spital për t’u trajtuar pasi ishin asfiksuar nga tymi i denduar i flakëve.