-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

ARRSH: Rrugët me probleme nga dëbora

Kryesoret

Situata në Rajonin Jugor dhe Qendror ka rezultuar e qetë, moti ka qenë i vranët me reshje shiu pa intensitet, pa sjellë probleme në akset rrugore, qarkullimi ka vijuar normalisht.

Siç raporton Autoriteti Rrugor Kombëtar, situata në Rajonin Verior është më e ndërlikuar.

Reshjet e dëborës me intensitet mesatar dhe të lartë në disa raste, kanë krijuar probleme në qarkullimin e automjeteve.

Nga raporti i ARRSH-së këto segmente rrugësh po hasin vështirësi:  Kukës-Krumë ,dhe Kukës-Ura e Zapotit, në segmentin rrugor Dushaj-Sheshi i Trageteve-Lekbibaj në lartësinë mbi 700m, në Qafë Thore, në Vau i Dejes-Pukë-Kukës,Fushë Arrëz-Qafë Mali-Kukës, Bajram Curri-Valbonë, Ura Bujan-Qafë Morinë-Tropojë-Shipshan-Sopot-Kërrnaje, Bajram Curri-Fierzë.

Rrëshqitje gurësh janë raportuar në qarkun e Shkodrës, në aksin Theth-Bregu i Lumit, si pasojë ka bllokuar një pjesë të rrugës natën e mbrëmshme. Sot raportohet se aksi është i kalueshëm.

Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

 

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit