-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Goditet me thikë në burg, ish-polici i dënuar për vrasjen e George Floyd

Kryesoret

Derek Chauvin, një ish-oficer policie, që po vuan dënimin në një burg federal në Arizona, i dënuar për vrasjen e afrikano amerikanit George Floyd, u godit me thikë të premten nga një tjetër i burgosur, duke u plagosur rëndë. Lajmi u konfirmua për agjencinë Associated Press nga një person në dijeni të çështjes.

Sulmi ndodhi në burgun e sigurisë së mesme Tucson, i cili prej kohësh përballet me probleme të sigurisë dhe mungesë personeli. Në një deklaratë të Byrosë së Burgjeve konfirmohej se një i burgosur ishte plagosur mesditën e së premtes dhe se ai ishte dërguar në spital për trajtim, por nuk jepeshin detaje mbi identitetin e tij.

Më deklaratë thuhej se asnjë punonjës i burgut nuk ishte plagosur gjatë incidentit dhe se autoritetet kishin njoftuar FBI-në. Pas ngjarjes autoritetet pezulluan vizitat në këtë burg, ku vuajnë dënimin rreth 380 persona.

Ky është incidenti i dytë në pesë muaj që ndodh në një burg federal, e që përfshin një të burgosur që ka marrë vëmendje të madhe publike. Në korrik, ish-mjeku Larry Nassar, i dënuar për abuzim seksual të gjimnasteve, u godit me thikë nga një i burgosur, në një burg federal në Florida. Ky është gjithashtu incidenti i dytë i madh që ndodh në burgun federal Tucson në rreth një vit.

Derik Chauvin, 47 vjeç, u dërgua në Tucson në gusht të vitit 2022 nga burgu shtetëror i Minesotës i sigurisë maksimale. Ai po vuan një dënim federal 21-vjeçar për shkeljen e të drejtave civile të George Floyd-it dhe një dënim shtetëror prej rreth 22 vitesh për vrasje të shkallës së dytë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit