Një apartament në Tiranë është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit dhe për pasojë ka ndërruar jetë pronari i banesës.
Zjarri raportohet të ketë rënë në orën 02:50, në katin e 5-të të një pallati, si pasojë e flakëve ka ndërruar jetë R:D.,57-vjeç.
“Më datë 25.11.2023, rreth orës 02:50, në rrugën “Ferit Xhajko”, ka rënë zjarr në një banesë në katin e 5–të, të një pallati, dhe si pasojë ka ndërruar jetë shtetasi R. D., 57 vjeç.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë.