Analisti politik malazez, Lujbomir Filipoviç ka marrë mbi 1000 kërcnime orët e fundit.
Këto kërcënime vijnë pasi Filipoviç ka kritikuar paraqitjen e tenistëve serbë.
Kërcënimet më brutale që janë dërguar janë: “Nëse të takoj ndonjëherë, do të ta hedh kokën”, “Më mirë të mos dilni nga shtëpia”, “Do të të godas në kokë me tullë dhe me grushte, edhe sikur të jetë gjëja e fundit në jetë”, shkruan CdM, media ku analisti punon.
Filipoviç tha për CdM se do ta raportojë rastin në polici, por se dyshon në reagimin e autoriteteve.









