Everton u mund në shtëpi 0-3 nga Manchester United, në javën e 13-të të Premier League.
Djajtë” nga ana e tyre katapultohen në pozitën e gjashtë pas fitores së tretë radhazi, duke shuar zërat për largimin e trajnerit ten Hag.
Sfida në “Goodison Park” u zhbllokua pas vetëm tre minutave lojë nga Garnacho, që përfitoi nga asiti i Dalot për të shënuar mbase golin më të bukur të sezonit në Premier League për nga veprimi akrobatik.
Në pjesën e dytë United dyfishoi me Rashford nga pika e bardhë, ndërsa Martial në të 75 minutë i dërgoi shifrat në 0-3. Me 24 pikë United mban vendin e 6-të, gjashtë pikë më pak se Arsenali kryesues. Everton ka vetëm katër pikë, duke qenë në vendin e parafundit.