Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ishte prezent në ceremoninë e ngritjes së flamurit në Durrës, në përkujtim të 26 Nëntorit 2012.
Në fjalimin e tij Begaj vlerësoi qytetarët e Durrësit për rolin e tyre, që në atë kohë dolën në krah të patriotëve për ardhmërinë e Shqipërisë së pavarur.
“Durrësi është qyteti i parë i Rilindjes sonë, ku 111 vjet më parë, më 26 nëntor, u ngrit krenar flamuri i Kastriotit të lavdishëm, një akt i shenjtë dhe një kujtesë për vlerat më të shtrenjta, njësoj si gjaku dhe gjuha, njësoj si betejat dhe sakrificat e panumërta që janë bërë mbi këtë tokë e për këtë truall.
Në një kohë kaosi politik, administrativ e social, si dhe të mungesës së qartësisë për të ardhmen, durrsakët, me maturi dhe zgjuarsi, u bënë pararendësit e ngjarjes më të rëndësishme për kombin, që do të ndodhte vetëm dy ditë më vonë në Vlorë”, – u shpreh Presidenti.