Ditën e sotme është djegur një banesë në Përmet . Zjarri është shkaktuar nga 2 të pastrehë që e kishin gjetur shtëpinë e pabanuar.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Bajame” dhe gati 500 metra larg repartit zjarrëfikës. Gjithçka ishte brenda banesës u dogj ndërkohë që të pastrehët të cilët kanë probleme të shëndetit mendor, u larguan në drejtim të paditur.
Pasi qytetarët afër e vunë re, zjarrëfiksja shkoi menjëherë në vendngjarje për të normalizuar situatën.