-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vritet ish-ushtari i UÇK-së në Francë (EMRI, DETAJET)

Kryesoret

Ish-ushtari i UÇK-së mbeti i vdekur si pasojë të shtënave me armë zjarri poshtë banesës së tij në Dijon të Francës. Emri i viktimës nuk bëhet i ditur nga mediat franceze por nga mediat kosovare dhe rrjetet sociale mësohet se viktima është Veli Sadiku, nga fshati Rashan i Mitrovicës, i cili gjatë luftës ishte ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ka qenë ora 00:30 minuta  e 26 nëntorit kur personat kanë qëlluar nga një makinë drejt ndërtesave. Një plumb kapi një 55 vjeçar teksa po qëndronte në shtëpi’ tha prokurori Olivier Caracotch.

Ngjarja u shënua në distriktin e Stalingradit dhe dy persona janë në kërkim, shkruan gazeta franceze “Le Figaro”

“I vetmi faj i 55 vjeçarit ishte fakti që jetonte në lagjen ku ndodhi shkëmbimi I zjarrit” bëri të ditur prokurori në një konferencë për median

Sipas tij 55-vjeçari ishte viktimë e rastësishme.

Familja kosovare jetonte prej 14 vitesh në Francë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit