Përgjimet e nxjerra nga aplikacioni “Sky” kanë qenë kryefjalë në javët e fundit ku të përfshirë rezultuan emra të njohur për publikun, por edhe zyrtarë të lartë të policisë. Një nga çështjet e diskutuara dhe ku janë mbështetur avokatët e të akuzuarve është fakti nëse përgjimet duhet të pranohet si provë, apo vetëm si indicie? Avokati Gentian Rumano i ftuar në emisionin “5pyetjet nga Babaramo” u shpreh se në vijim do të ketë mjaft probleme procedurale në këtë aspekt.
71 policë në rreth të kuq, kush do arrestohet? Gazetari: Shefat po largohen…
“Gjykata Europiane nuk do të jetë elementi kyç, por do të kërkojë shumë interpretim nga gjykata e brendshme për të krijuar bindjen dhe më pas që këto komunikime janë në përputhje me të gjitha hetimet e kryera në vendin tonë apo jashtë. Këto nuk janë në cilësinë e provës.
Do të jetë debat shumë i madh që do të vendoset nga gjykata e shkallës së parë, apelit dhe të lartës për komunikimet. Masat e sigurimit ngrihen mbi bazën e dyshimeve por jo në atë provë që është e patjetërsueshme që do të shërbente për dënimin. Masa e sigurimit nuk është një tregues për fajësinë e një personi. Këtu do të ketë shumë probleme nga ana procedurale.
“Kape këtë fute brenda”! Gazetari: Policët po dridhen…!“Mos e kam radhën unë”
Këta persona nuk janë identifikuar me emra dhe mbiemra, por me numra dhe pseudonime, që është pak e vështirë që të identifikohen nga prokuroria. Së dyti që ka pasur një veprimtari të zgjeruar kriminale. Kjo është një gjë shumë e mirë që janë zbuluar. Kjo është vetëm maja e Ajsbergut, nuk jemi as te 1/20 që mund të ketë në dispozicion SPAK-u sepse ka edhe shumë më tepër” tha ai.
Si lidhet krimi me “show-bizz”-in? Shpjegimi me dy fjalë i ish-drejtuesit të prokurorisë