-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Dëgjoje ky është zëri i lirisë” flet gruaja e Agim Ramadanit

Kryesoret

Bashkëshortja e Agim Ramadanit Heroit të Kosovës, Shukrije Ramadani  ka shprehur se pamja e mbushur plotë me ushtarë në Kazermën “Adem Jashari” është realizimi i një ëndrre shumë të madhe.

Ajo është shprehur se së bashku me partnerin e saj kanë besuar fortë se Kosova në një të ardhme do të ketë ushtri.

“Agimi ka qenë i bindur në këtë dhe njëherë kur e kam pyetur në telefon dhe më tha ‘ne do t’i kemi forcat tona mbrojtëse, do t’i kemi forcat tona të armatosura’ dhe më besoni në momentin kur NATO i ka sulmuar forcat serbe, atëherë më ka thirr (Agimi) në telefon dhe ka thënë ‘dëgjoje, ky është zëri i lirisë, ky është zëri i sigurisë sonë që do ta kemi në Kosovën e lirë’. Ka besuar në çdo moment edhe para se të fillonte lufta edhe gjatë luftës dhe deri në momentin e fundit ku ka shkuar me atë shpresë se do t’i kemi forcat tona”, u shpreh Ramadani, teksa shpreh bindjen se ka besuar në lirinë e Kosovës.

“Unë e kam besuar, ngaqë e kam ditur që është ëndërr e shumë gjeneratave të mëhershme dhe më në fund erdhi momenti i fundit kur patëm përkrahje edhe nga SHBA-ja, Evropa dhe të gjitha vendet liridashëse që na ndihmuan dhe e dija që vërtetë ky do të jetë momenti vendimtar që ne do ta plotësojmë një ëndërr shekullore”, thotë Ramadani.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit