-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Drejtësia e re/ Begaj: Ka stok dosjesh! Zaçaj: Kritikat mos i ktheni në sulme

Kryesoret

Kuvendi i Shqipërisë organizoi sot një seancë me rastin e 25-vjetorit të Kushtetutës ku ishin të ftuar shumë personalitete. Presidenti Bajram Begaj u shpreh se sfida e sistemit gjyqësor sot është se po përballet me një numër të lartë dosjesh që janë në shqyrtim.

“Sistemi i drejtësisë po përballet me një sfidë të madhe, për shkak të numrit të madh që gjykatat kanë në shqyrtim. Duhet të mendojmë zgjidhje sa më të shpejta dhe efektive.

Synimi ynë është që drejtësia të afrohet para qytetarëve me eficencë, barazi para ligjit, transparencë. Rezultatet e saj ndihmojnë në rritjen e cilësisë ligjvënëse dhe kontrollit kushtetues”, tha Begaj.

Holta Zaçaj kryetare e Gjykatës Kushtetuese në fjalën e saj u ndal te kritikat ndaj sistemit gjyqësor. Sipas Zaçajt, referuar politikës dhe jo vetëm, kritikat janë një indikator i lirisë së shprehjes, por deri në atë masë që nuk kthehen në sulm ose mjet presioni ndaj tyre.

“Kritikat ndaj Gjykatës dhe gjyqtarëve të saj janë një indikator i lirisë së shprehjes, për të cilën ne të gjithë kemi luftuar, por deri në atë masë që nuk kthehen në sulm ose mjet presioni ndaj tyre.

Mos të harrojmë, pushteti gjyqësor mund të luajë rolin e tij kushtetues vetëm nëse është i pavarur. Politizimi i gjyqësorit dhe gjyqësorizimi i politikës kanë qenë dhe janë fenomene, të cilat përbëjnë sfida të vazhdueshme të demokracive në zhvillim, por edhe të atyre të konsoliduara” tha ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit