Është vendosur në pranga juristja e Drejtorisë së Transportit në Elbasan.
Siç raporton policia, Iva Bodurri është arrestuar pasi akuzohet për shpërdorim detyre.
Mbi të bie akuza se ka falsifikuar dokumenta pronësie për 3 automjete.
Nga hetimet dyshohet se 30-vjeçarja ka shpërdoruar detyrën, duke falsifikuar kontrata për pronësinë mbi 3 automjete të marra me qira, të cilat u shitën në kundërshtim me ligjin nga Thanas Beko, i arrestuar ditën e djeshme dhe R.L., punonjës i Drejtorisë së Transporteve, i cili është ende në kërkim.
Këta persona raportohet nga policia se kanë shitur 3 makina me qira, kjo pasi i hiqnin pajisjen GPS, dhe falsifikonin dokumentat e pronësisë të automjeteve.