Tirana nesër do të presë një paradë të madhe ku shqiptarët nga e gjithë bota do të jenë të pranishëm.
Parada do të mbahet te Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”.
E pranishme do të jetë dhe ish-Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga. Ajo ka vlerësuar kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj për ftesën dhe idetë inovative që sjell çdo vit.
Duke folur për arritjet e shqiptarëve, Jahjaga tha se shekulli 21 nisi me arritjen më të madhe të krijimit të shtetit të pavarur të Kosovës.