Një 29-vjeçar shqiptar ka hasur një fund tragjik në Greqi.
Angjelo Avdiu, ishte zhdukur pa lënë gjurmë nga data 30 tetor nga zona Vartholomiu në rajonin Achaia, ku ndodhej për të vizituar familjarë të afërt.
Nga ajo që raporton policia greke, 29-vjeçari është gjetur i varur në një pemë me duart e lidhura me tel.
Trupi është gjetur në oborrin e shtëpisë së një familjeje greke e cila ishte larguar prej disa muajsh.
29-vjeçari shqiptar është identifikuar nga rrobat, ndërsa nëna e tij ka kryer dhe procedurën e vështirë të identifikimit nga afër. Familja e Angjelos është tepër e shokuar pasi nuk kanë asnjë të dhënë se çfarë mund të ketë ndodhur me djalin e tyre, ndërsa policia po heton edhe pistën e vrasjes së organizuar.
Trupi i Angjelo Avdiu u gjet nga pronari i shtëpisë i cili e vizitoi rastësisht dhe ndjeu një erë tepër të rëndë për t’u përballur me pamjen e frikshme të trupit të varur të 29-vjeçarit.