-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Po bënte kafen e mëngjesit”! Shpërthen bombola e gazit, çifti me urgjencë në spital

Kryesoret

Një banesë është përfshirë nga flakët në Laç, ku si pasojë kanë pësuar djegie në trup dy persona. Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 08:30, ku banesa ka marrë flakë nga shpërthimi i një bombol gazi. Për pasojë kanë pësuar djegie në trup burri dhe zonja e shtëpisë, Bilbil dhe Mimoza Balluku të cilët ndodhen në spitalin e Traumës Tiranë. Fqinja tregon se ka dëgjuar një zhurmë dhe ka dalë për të parë se çfarë kishte ndodhur. Sipas saj, çifti jeton në Itali, ndërsa kanë ardhur për pushime në atdhe. Banorja tregon se gruaja ishte në gjendje më të rëndë si pasojë e plagëve të marra.

Zonja e shtëpisë duke gatuar, shpërthen bombola në shtëpi

“Gruaja ishte pak më rëndë. Ambulanca dhe zjarrfikësja erdhën shumë shpejt. Fatkeqësisht u ndodhi kjo ngjarje e rëndë. Është një kat poshtë nesh. Dëgjuam zhurmat dhe dolëm. Gruaja pamë që kishte dalë jashtë. I dhamë të gjithë ndihmën e parë, njoftuam zjarrfikëse e ambulancë. Gruaja është djegur pak më shumë. Dimë që ishte bombol gatimi, gaz. Po bënte kafen e mëngjesit. Këta rrinë në Itali, janë me vite në Itali. Na erdhi shumë keq sepse kanë ardhur për qejf dhe u ndodhi kjo gjë”, ka treguar një nga banorët e pallatit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit