Një bombol gazi ka shpërthyer në qytetin e Laçit dhe për pasojë është plagosur një çift. Ngjarja ka ndodhur ne mëngjesin e kësaj të hëne në lagjen nr.1 të qytetit.
Nga shpërthimi i bombolës së gazit e zonja e shtëpisë ka djegie në 50% të trupit dhe është dërguar në gjendje të rendë në spitalin e djegieve në kryeqytet.
Djegie të lehta ka pësuar edhe kryefamiljari, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.