Shpërthim me lëndë plasëse në Tiranë. Rreth orës 05:00 në rrugën “Sali Butka” në ambientet e jashtme të një lokali dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse. Në lokalin në përdorim nga Armand Xhaferraj 40 vjeç ka vetëm dëme materiale. Janë dëmtuar edhe dy biznese pranë.
40-vjeçari e kishte marre lokalin me qira, ndërkohë që policia ka sekuestruat kamerat e sigurisë dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve. Xhaferraj është marrë në pyetje për konflikte të mundshme. Pak ditë më parë e njëjta gjë ndodhi në Kamëz.