Disa zona në qarkun e Dibrës janë gjendur në një situatë të jashtëzakonshme si pasojë e reshjeve të shiut dhe të borës.
Vijon të ketë probleme përsa i përket furnizimit me energji elektrike në Dibër dhe Bulqizë. Pa rrymë elektrike janë regjistruar tetë fshatra në Njësisë Kala dhe Dodë dhe nëntë fshatra në Bulqizë.
Gjithashtu reshjet e dendura e ka bërë gati të pamundur qarkullimin në rrugët e fshatrave Selishtë, Zall dardhë.
Ekipet e emergjencës dhe elektricistët kanë mbërritur pranë zonave për të normalizuar situatën e krijuar.