Pas 9 vitesh pritje Vllaznia ka arritur të fitojë në “Niko Dovana” përballë Teutës, me vendasit që u mundën me rezultatin 0-1.
Hera e fundit që Vllaznia kishte marrë një fitore kundër Teutës në Durrës, daton më 31 gusht 2014.
Qatip Osmani shijon kështu suksesin e parë në stolin e kuqebluve, me Vllazninë që kishte katër ndeshje radhazi pa fitore.
Nga ana tjetër, Teuta ka pesë ndeshje që nuk merr tri pikë duke u “zhytur” në fundin e klasifikimit.
Në Durrësit ishte goli i një ish-i si Ildi Gruda që vendosi ndeshjen në minutën e katërt, duke mos festuar në respekt të kohës së kaluar me Teutën.
Me këtë sukses Vllaznia shkon në kuotën e 17 pikëve në vendin e pesët, teksa Teuta me 12 pikë mbanë vendin e fundit.