-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nica shpërthen ndaj lojtarit të tij: Ka karakter të poshtër, ose unë ose Rashiti te Kukësi

Kryesoret

Trajneri i Kukësit, Stavri Nica ka shpërthyer pas ndeshjes me Skënderbeun, ku akuzat kanë qenë të rënda ndaj sulmuesit Rashiti, të cilin e quan lojtar të poshtër.

Në intervistën e dhënë pas ndeshjes trajneri Stavri Nica ka kërkuar që klubi të marrë masat dhe të vendosë për lojtarët pa karakter, pasi ai nuk mund të jetë më trajner i tyre.

Ja prononcimi i trajnerit Stavri Nica:

“Është thjesht fare. Në pjesën e parë dola nga funksioni si trajner duke pasur lojtar me karakter të poshtër siç është Rashiti, sigurisht që dëmton imazhin e skuadrës.

Futet me ekip të luaj dhe tallet. Gjithsesi do të flas me klubin të vendosi për këta lojtarë që në karakter janë me oshilacion dhe të marrë masat.

Të jenë në skuadër ata lojtar që i përgjigjen skuadrës dhe kërkesave të lojës. Këta po na dëmtojnë shumë.

Nuk e di si do të veprojë klubi. Unë nuk mund të rri trajner me natyra  të tilla.

Nuk ka rëndësi niveli, por të hyhet në lojë dhe të luftohet. Këtë po kërkojmë, se ne e dimë se çfarë niveli kemi në përbërje. Nuk mund të abuzohet me skuadrën me kapriço etj etj.

Unë vendos të rri trajner me këta lojtar që kanë karakter  dhe që i përgjigjen kushteve të klubit dhe stërvitjes

Nuk jam i kënaqur sepse pjesa e parë është një lojë për tu harruar, por unë se harroj dot se na nxorën zbuluar. Toleruan tmerrësisht, por kjo është përbërja që ka klubi dhe është klubi që vendos për përbërjen. Por unë nuk mund të rri me lojtarë pa karakter”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit