Pas një pushimi të gjatë Champions League rikthehet mbrëmjen e sotme me yjet e futbollit Europian.
Vëmendja bie menjëherë në “grupin e ferrit”, Grupin F, me 4 ekipe ende në garë të plotë për kualifikimin në fazën tjetër.
Milan pret në San Siro gjermanët e Dortmund, një përballje e cila mund të rezultojë vendimtare për fatin e grupit, pasi një humbje e kuqezinjve dhe një fitore e Parisit kundër NewCastle do shuante matematikisht shpresat e italianëve për kualifikim.
Ndërkohë Parisi pret në shtëpi anglezët e NewCastle, ku do të kërkojë hakmarrjen për atë disfatë 4-1 të pësuar në Jame’s Park.
Për tu ndjekur është dhe përballja midis Barcelonës dhe Portos, të cilat ndajnë kreun e Grupit H, me nga 9 pikë.
Në këtë grup do të zbresi në fushë dhe Shakhtar Donetsk- Antwerp. Ukrainsit në raste fitoreje do të hidhen në garë për vendin e dytë në grup.
Në Grupin E, Lazio pret Celticun dhe Atletico Madridi luan në transfertën e Feyenoordit. Me fitore, italianët dhe spanjollët sigurojnë kualifikimin, ndërsa nëse holandezët mposhtin kryeqytetasit spanjoll atëherë gjithçka mbetet e hapur në grup.
Në Grupin G gjithçka ka përfunduar me llogaritë. Përballjet Manchester City- Leipzig dhe Young Boys-Crvena Zvezda luhen për prestigj.