Erzen Zyberaj, atleti kosovar që u nis dje nga Prishtina në Tiranë duke vrapuar ka arritur në 60 kilometrat e fundit.
Rrugëtimi i tij ishte 260 kilometra.
Njerëzit që ndodhen së bashku me të kanë shpërndarë video të atletit në Facebook, ku duket se është shumë afër Tiranës.
Ky gjest është uruar dhe nga kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama.